Deklarimi amerikan i humbjes së koalicionit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65193-deklarimi_amerikan_i_humbjes_së_koalicionit_në_jemen
Tre vjet pas fillimit të agresionit ushtarak saudit kundër Jemenit dhe dështimit të Rijadit për të arritur qëllimet e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se kriza në Jemen nuk ka zgjidhje ushtarake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 09:29 Europe/Tirane
  • Deklarimi amerikan i humbjes së koalicionit në Jemen

Tre vjet pas fillimit të agresionit ushtarak saudit kundër Jemenit dhe dështimit të Rijadit për të arritur qëllimet e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se kriza në Jemen nuk ka zgjidhje ushtarake.

Sipas Press TV, Departamenti Amerikan i Shtetit e pranoi dështimin e koalicionit në Jemen për të nxitur lëvizjen Ansarullah për të ndaluar sulmet ajrore raketore kundër Arabisë Saudite në këmbim të përfundimit të luftës së Jemenit. Ndërkohë, Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve të tjera, ka sulmuar Jemenin që nga marsi i vitit 2015, duke vrarë mijëra persona dhe duke plagosur e zhvendosur nga shtëpitë e tyre miliona të tjerë.