Vriten 25 mercenarë sauditë në lindje të Sanas
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit, kanë kryer 3 operacione në zonën 9 të Sanas kryeqytet i Jemenit.
Sipas agjencisë së lajmeve Sana në këto operacione ushtria e Jemenit ka vrarë të paktën 25 mercenarë sauditë dhe ka plagosur shumë të tjerë. Forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj krimeve të mercenarëve sauditë në këtë vend, gjatë disa operacioneve kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcave mercenare të koalicionit agresor të drejtuar nga Arabia Saudite në zonën 9 në Sana. Burimet ushtarake në Jemen kanë deklaruar se me sulmin e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave mercenare në rajonin Sevda'e në frontin Nehem, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcave mercenare të Arabisë Saudite. Forcat jemenase gjithashtu gjatë një operacioni tjetër kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në rajonin Maslub në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit, u kanë shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe në njerëz forcave mercenare saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.