Egjipti ekzekuton 15 vetë për kryerjen e veprave terroriste
Dhjetor 26, 2017 08:17 Europe/Tirane
Burime mediatike njoftuan për ekzekutimin e dënimeve me vdekje të 15 personave në Egjipt, të cilët më parë ishin dënuar për akte terroriste.
Sipas agjencisë së lajmeve Al Nashre, 15 vetë u dënuan për kryerjen e veprave terroriste në Egjipt. Sipas këtij raporti, ata tashmë ishin dënuar me vdekje për krime kundër ushtarëve egjiptianë në gadishullin Sinai. Sipas disa mediave, Komiteti i Punëve të Brendshme i Ministrisë së Brendshme të Egjiptit ka konfirmuar këtë lajm.
Tags