Ansarullah: Krimet në Taiz dëshmojnë humbjen e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65341-ansarullah_krimet_në_taiz_dëshmojnë_humbjen_e_arabisë_saudite_në_jemen
Lëvizja jemenase Ansarullah njoftoi se krimet saudite në qytetin Taiz përfaqësojnë dështimin e regjimit Al Saud në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 11:54 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Krimet në Taiz dëshmojnë humbjen e Arabisë Saudite në Jemen

Lëvizja jemenase Ansarullah njoftoi se krimet saudite në qytetin Taiz përfaqësojnë dështimin e regjimit Al Saud në Jemen.

Sipas kanalit televiziv Al Manar, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, në përgjigje të ofensivës saudite sot, në një treg në qytetin Taiz në Jemen, tha: "Sulmet e sotme dhe krimet e mëparshme përfaqësojnë humbjen e madhe të regjimit saudit dhe mercenarëve të këtij regjimi në Jemen. Ai shtoi: "Gjaku i qytetarëve të Jemenit është përdhosur dhe regjimi saudit po i blen me para pozicionet e Kombeve të Bashkuara". Avionët ushtarakë të koalicionit agresor në Jemen të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë sulmuar një treg në qytetin Taiz, duke vrarë dhe plagosur mbi 50 qytetarë jemenas. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve të tjera, ka sulmuar Jemenin që nga marsi i vitit 2015, duke vrarë mijëra persona dhe duke plagosur e zhvendosur nga shtëpitë e tyre miliona të tjerë.