Izraeli shqyrton projektligjin për dëbimin e palestinezëve nga Kudsi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65343-izraeli_shqyrton_projektligjin_për_dëbimin_e_palestinezëve_nga_kudsi
Parlamenti izraelit do të shqyrtojë draft-ligjin për dëbimin e palestinezëve nga Kudsi dhe Golani dhe nesër do të shqyrtojë vendimin për ekzekutimin e qytetarëve palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 11:55 Europe/Tirane
  • Izraeli shqyrton projektligjin për dëbimin e palestinezëve nga Kudsi

Parlamenti izraelit do të shqyrtojë draft-ligjin për dëbimin e palestinezëve nga Kudsi dhe Golani dhe nesër do të shqyrtojë vendimin për ekzekutimin e qytetarëve palestinezë.

Sipas Russia Today, Izraeli po shqyrton një projekt-ligj për të dëbuar palestinezët nga Kudsi dhe Golani. Sipas këtij informacioni, Këshilli i ministrave i Izraelit ka filluar shqyrtimin e këtij ligji i cili do t’i jepte regjimit sionist të drejtësn që në rast të mungesës së “besnikërisë”, të dëbojë palestinezët nga Kudsi dhe sirianët nga Golani. Sipas këtij informacioni, Amir O'Hana, anëtar i qeverisë izraelite, ka propozuar planin në përgjigje të vendimit të Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar ligjin që Kabineti izraelit e nxori 10 vjet më parë për anulimin e lejeqëndrimit për katër qytetarët palestinezë nga Kudsi. Përveç kësaj, regjimi okupator i Kudsit do të shqyrtojë gjithashtu të mërkurën një projektligj për ekzekutimin e palestinezëve që u propozua nga partia “Izrael Bejtena”  e kryesuar nga ministri izraelit i mbrojtjes, Avidgor Lieberman.