Viktima të shumta në mesin e ushtarëve sauditë në Jemen
Gjatë dy ditëve të fundit, 38 mercenarë sauditë janë vrarë dhe plagosur në operacionet e snajperistëve jemenas në vijën e frontit në Midi, në veri të Jemenit.
Një automjet ushtarak saudit u shkatërrua gjithashtu nga një raketë e forcave jemenase në rajonin Al Moshxhah dhe të gjithë personat që ndodheshin në të janë vrarë. Burimet ushtarake të Jemenit gjithashtu thuhet se vranë dhe plagosën 25 mercenarë të cilët përkrahin qeverinë e dorëhequr të Jemenit ku në mesin e tyre ishin 3 komandantë në boshtin "9" në lindje të provincës Sana (kryeqytet i Jemenit). Nga ana tjetër, sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në një treg në provincën Sa'de të Jemenit, kanë vrarë 26 persona dhe kanë plagosur 9 të tjerë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabeh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.