Kryeministri i Turqisë arrin në Riad
Kryeministri i Turqisë të mërkurën arriti në Riad të Arabisë Saudite për një vizitë dyditore.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Binali Jëlldërëm së bashku me bashkëshorten dhe me disa ministra të kabinetit të tij, arriti në bazën ajrore "Mbreti Selman" në Riad të Arabisë Saudite. Jëlldërëm para kësaj vizit kishte theksuar se gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite me funksionarët e këtij vendi do të bisedojë në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale si dhe në lidhje me rreth çështjeve me interes të dy palëve. Kjo është vizita e parë e Jëlldërëm në Arabinë Saudite si kryeministër i Turqisë. Jëlldërëm ka deklaruar gjithashtu se gjatë kësaj vizite do të bisedohet edhe në lidhje me bashkëpunimet politike dhe ushtarake, si dhe rreth krizës së vendeve arabe të Gjirit Persik me Katarin përkrah vendimit armiqësor të fundit të qeverisë së Amerikës rreth Kodsit për njohjen zyrtare të këtij qyteti si kryeqytet të regjimit sionist.