Ultimatumi i ushtrisë siriane për militantët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65433-ultimatumi_i_ushtrisë_siriane_për_militantët
Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre u kanë dhënë një afat prej 72 orësh militantëve të rrethuar në një zonë kufitare strategjike pranë Libanit dhe Izraelit për tu larguar nga kjo zonë ose për t'u përballur me humbjen ushtarake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 15:19 Europe/Tirane
  • Ultimatumi i ushtrisë siriane për militantët

Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre u kanë dhënë një afat prej 72 orësh militantëve të rrethuar në një zonë kufitare strategjike pranë Libanit dhe Izraelit për tu larguar nga kjo zonë ose për t'u përballur me humbjen ushtarake.

Militantët janë rrethuar në qytetin e Beit Xhin, i cili shtrihet në malin Hermon në jugperëndim të Sirisë. Duke cituar burime ushtarake, agjencia siriane e lajmeve SANA raportoi sot se qeveria e Damaskut u ka dhënë militantëve një ultimatum ose të largohen në provincën veriperëndimore Idlib, ku ndodhen përqendrimet më të mëdha të militantëve takfiristë në Siri, ose do të përballen me veprim ushtarak. Forcat siriane arritën javën e kaluar të marrin kontrollin e kodrave dhe rrethinave të rajonit Beit Xhin, ku takohen kufijtë e Sirisë, Libanit dhe territoreve të okupuara nga regjimi izraelit. Siria akuzon Izraelin se ndihmon militantët në këtë zonë. Eshtë raportuar, herë pas here, se Tel Avivi ka ndihmuar militantët takfiristë me mbështetje materiale dhe trajtim mjekësor. Regjimi sionist gjithashtu kryen sulme të rregullta në objektivat sirianë në mbështetje të militantëve.