Regjimi sionist shton masat e sigurisë dhe ushtarake në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65473-regjimi_sionist_shton_masat_e_sigurisë_dhe_ushtarake_në_kods
Regjimi sionist ka shtuar numrin e qendrave ushtarake në lagjet e ndryshme të qytetit Bejtul-Mokades.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2017 10:20 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist shton masat e sigurisë dhe ushtarake në Kods

Regjimi sionist ka shtuar numrin e qendrave ushtarake në lagjet e ndryshme të qytetit Bejtul-Mokades.

Kanali televiziv Al Alam të enjten njoftoi se krijimi i mbi 16 qendrave ushtarake sioniste në lagjet e ndryshme të qytetit Kods, është bërë me qëllim të mbështetjes ndaj kolonëve sionist në sulmet e tyre kundër Xhamisë Aksa. Sipas këtij burimi, zbatimi i projekteve për hebraizimin e Kodsit, sidomos pasi presidenti amerikan e njohu këtë qytet si kryeqytet të Izraelit, është qëllim tjetër i shtimit të masave të sigurisë në qytetin e Kodsit. Raid Hamdan, një përgjegjës i Xhamisë Aksa, në reagim ndaj shtimit të qendrave ushtarake nga regjimi sionist në Kodsin e shenjtë, deklaroi: "Sionistët janë të sigurt se Kodsi i përket palestinezëve dhe kurrë nuk do të bëhet kryeqytet i Izraelit, prandaj ata mundohet që me veprime ushtarake të realizojnë qëllimet e tyre në këtë qytet.