Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65517-vriten_disa_mercenarë_sauditë_në_jemen
Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë vrarë disa mercenarë sauditë në rajonin Jakhtul, pjesë e provincës Taiz në jugperëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2017 05:53 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen

Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë vrarë disa mercenarë sauditë në rajonin Jakhtul, pjesë e provincës Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Laji bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës, forcat jemenase kanë arritur të vrasin shumë mercenarë sauditë dhe të konfiskojnë pajisjet e tyre ushtarake. Përveç kësaj forcat jemenase kanë lëshuar dy raketa Grad në drejtim të baze të mercenarëve sauditë në provincën Lahahx në jug të Jemenit duke lënë të vrarë e të plagosur shumë mercenarë. Përleshje mes forcave jemenase dhe mercenarëve saudite ka pasur edhe në fshatin Hamze pjesë e provincës Xhizan të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.