Partitë politike të Libanit mbështesin Intifadën e Tretë të Palestinës
Partitë dhe grupet politike të Libanit dhe personalitetet kombëtare dhe fetare të këtij vendi kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Intifadës së Tretë të popullit të Palestinës kundër veprimeve armiqësore të Amerikës dhe regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në deklaratën e partive dhe grupeve politike të Libanit e cila u lëshua pas përfundimit të takimit të ditës së kaluar, është kërkuar unifikimi i përpjekjeve dhe bashkimi i forcave dhe arritjen e një strategjie të unifikuar për tu përballur me politikat pushtuese si dhe u theksua në shtimin e Intifadës për të neutralizuar vendimin armiqësor të presidentit amerikan dhe planet e regjimit sionist kundër Palestinës”. Partitë politike të Libanit gjithashtu kanë dënuar vrasjen e egër të popullit të Jemenit nga ana e Arabisë Saudit dhe kanë deklaruar solidaritetin e tyre me popullin e Jemenit. Partitë politike të Jemenit gjithashtu kanë vlerësuar lartë edhe sukseset e fundit të ushtrisë së Sirisë në rajonin Ghuta në afërsi të Damaskut si dhe e kanë quajtur atë shenjë e fitores përfundimtare së shpejti kundër terrorizmit.