Sulmi raketor i lëvizjes Ansarullah ndaj pozicioneve të ushtrisë saudite
Dhjetor 29, 2017 18:23 Europe/Tirane
Një burim ushtarak njoftoi se forcat e Jemenit kanë sulmuar me raketa bazat e ushtrisë saudite në Asir.
Agjencia ruse e lajmeve Sputnik, duke u bazuar në disa burime informative, ka njoftuar se forcat e lëvizjes Ansarullah kanë goditur saktë me raketa disa pozicione të ushtrisë saudite, duke shkaktuar viktima në mesin e këtyre forcave. Kanali televiziv jemenas Al Masire ka bërë të ditur se forcat e artilerisë dhe ushtria jemenase kanë sulmuar forcat e ushtrisë dhe mercenarët sauditë në bazat ushtarake Asir, Xhizan dhe Naxhran.
Tags