Sulmi raketor i lëvizjes Ansarullah ndaj pozicioneve të ushtrisë saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65565-sulmi_raketor_i_lëvizjes_ansarullah_ndaj_pozicioneve_të_ushtrisë_saudite
Një burim ushtarak njoftoi se forcat e Jemenit kanë sulmuar me raketa bazat e ushtrisë saudite në Asir.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2017 18:23 Europe/Tirane
  • Sulmi raketor i lëvizjes Ansarullah ndaj pozicioneve të ushtrisë saudite

Një burim ushtarak njoftoi se forcat e Jemenit kanë sulmuar me raketa bazat e ushtrisë saudite në Asir.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik, duke u bazuar në disa burime informative, ka njoftuar se forcat e lëvizjes Ansarullah kanë goditur saktë me raketa disa pozicione të ushtrisë saudite, duke shkaktuar viktima në mesin e këtyre forcave. Kanali televiziv jemenas Al Masire ka bërë të ditur se forcat e artilerisë dhe ushtria jemenase kanë sulmuar forcat e ushtrisë dhe mercenarët sauditë në bazat ushtarake Asir, Xhizan dhe Naxhran.