Anëtari i lëvizjes Fatah njofton për takimin midis Hanije dhe Abas
Anëtari i lartë i lëvizjes palestineze Fatah tha se kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe kreu i Autoritetit Autonom Palestinez, do të takohen së shpejti dhe do të shqyrtojnë procesin e pajtimit kombëtar.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Azam Al Ahmed në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, ka thënë se takimi i Ismail Hanije, kreut të zyrës politike të Hamasit dhe presidentit të AAP Mahmud Abas, do të ndikojë në realizimin e pajtimit kombëtar. Al Ahmad ka shtuar: "Nuk ka asnjë problem që pengon Hamasin dhe Xhihadin Islamik që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ndërsa gjithashtu i bëj thirrje Frontit Popullor që të marrë pjesë në këtë takim. Anëtari i lartë i Fatahut duke ju referuar përleshjeve midis palestinezëve dhe ushtarëve të regjimit sionist pas vendimit të Trump në lidhje me Kudsin, tha se protestat do të vazhdojnë edhe përkundër sulmeve të armatosura të regjimit sionist. Al Ahmed ka deklaruar: Shteti palestinez nuk do të ekzistojë pa Kudsin dhe kanë filluar lëvizjet së bashku me Evropën, Rusinë, vendet anëtare të grupit BRICS dhe Kinën për njohjen e shtetit palestinez.