Vazhdojnë sulmet e avionëve sauditë kundër Jemenit
Avionët sauditë kanë vazhduar sulmet e tyre kundër Jemenit duke bombarduar zonat civile në qytetin Serevah, pjesë e provincës Maareb.
Përveç kësaj avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar depot e lëndëve ushqimore në qytetin Hasaba në provincën Sana të Jemenit. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit dhe si pasojë e një sulmi të kryer mbi një shtëpi civile, është vrarë një civil jemenas. Qendra e të drejtave të njeriut të Jemenit të martën në një raport të publikuar me rastin e 1000 ditëve të agresionit ushtarak kundër Jemenit, ka thënë se gjatë këtij agresioni ushtarak janë vrarë 13.603 civilë jemenas dhe janë plagosur 22.289 persona. Ndërkohë një burim ushtarak në Jemen ka deklaruar se në sulmet e forcave jemenase kundër pozicioneve të forcave mercenare të Arabisë Saudite në fshatin Jais në rrethinën e qytetit Dale'a, janë vrarë dhe plagosur disa persona. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.