Palestinezët dënojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65695-palestinezët_dënojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_në_jemen
Palestinezët kanë organizuar tubim në mbështetje të popullit jemenas dhe i dënuan sulmet brutale të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2017 08:48 Europe/Tirane
  • Palestinezët dënojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen

Palestinezët kanë organizuar tubim në mbështetje të popullit jemenas dhe i dënuan sulmet brutale të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Mohamed Kana'nah, anëtar i zyrës politike të lëvizjes "Fëmijët e vendit", gjithashtu mori pjesë në tubimin e organizuar në rajonin arab Al-Batov në pjesën veriore të Palestinës së pushtuar. Ai theksoi se ky veprim është në përputhje me masat e fundit të marra për të protestuar kundër koalicionit saudit dhe mbështetësve të tij ndaj Jemenit. "Mesazhi ynë sot është të qëndrojmë kundër ngacmimeve dhe sjelljeve brutale të këtij agresioni sionist ndaj vëllezërve tanë në Jemen", tha ai. Pjesëmarrësit në duar mbanin parulla kundër koalicionit agresor të Arabisë Saudite, të cilat përmbanin slogane të tilla si "Çfarë po ndodh në Jemen është një shenjë në ballin e njerëzimit",  "Nga Sana në Bagdad, Damask dhe Kuds kemi një armik të vetëm dhe një projekt të vetëm" dhe " Projekti arab-sionist-amerikan duhet të ndalet nga popujt arab". Kohët e fundit, nga sulmet brutale të koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite janë martirizuar dhjetëra persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.