Protesta kundër Netanjahut në Tel Aviv
Me mijëra persona janë ngritur në protesta kundër kryeministrit Beniamin Netanjahu.
Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist po hetohet nga policia për afera korruptive dhe kjo ka ngjallur vazhdimisht protesta në Tel Aviv, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit sionist. javët e fundit kryeministri i regjimit sionist është thirrur disa herë në polici për shpjegime rreth 2 dosjeve të ngritura kundër tij për korrupsion. Vlen të theksohet se korrupsioni financiar dhe imoraliteti është i përhapur shumë në mesin e funksionarëve të regjimit sionist. ish kryeministri i regjimit sionist Ehud Olmert është dënuar në vitin 2014 për marrjen e ryshfeteve. Ariel Sharon gjithashtu kur ka qenë kryeministër është akuzuar për marrjen e ryshfeteve dhe për shpërdorim të fondeve shtetërore.