Vriten disa mercenarë sauditë në luftime me forcat jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65837-vriten_disa_mercenarë_sauditë_në_luftime_me_forcat_jemenase
Në sulmin e forcave të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave mercenare saudite në jug të rajonit Al-Karan në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë disa mercenarë sauditë dhe janë plagosur disa të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2018 07:33 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë në luftime me forcat jemenase

Në sulmin e forcave të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave mercenare saudite në jug të rajonit Al-Karan në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë disa mercenarë sauditë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në sulmin e papritur të forcave jemenase në rajonin Al-Abid në provincës Al-Xhuf në veri të Jemenit, gjithashtu janë vrarë dhe plagosur disa mercenarë sauditë. Nga ana tjetër, agresorët sauditë në vazhdën e krimeve të tyre në Jemen, kanë kryer katër sulme ajrore në rajonet Mexhaza dhe Al-Rubu'a në zonat kufitare të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë kryer edhe tetë sulme ajrore në qytete të ndryshme të provincës Sa'de në veri të Jemenit.