Miratimi i ligjit "Uniteti i Kudsit" në parlamentin e regjimit sionist
Pas hapave të ndërmarrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të njohur Kudsin si kryeqytet të regjimit sionist, parlamenti i këtij regjimi miratoi të martën ligjin e quajtur "Uniteti i Kudsit".
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ky ligj është kundër çdo negocimi të kabinetit të qeverisë sioniste rreth një pjese të Kudsit, përveç nëse ai miratohet nga shumica e parlamentit, që do të jetë e mundur me dy të tretat e votave. Ky ligj quhet si "Pengimi i ndarjes së Kudsit" ose 'Uniteti i Kudsit". Ky plan ishte miratuar më parë nga komiteti legjislativ i Kabinetit Sionist. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 6 dhjetor 2017, paraqiti Kudsin si kryeqytetin e regjimit sionist dhe njëkohësisht urdhëroi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas shtimit të protestave kundër vendimit të qeverisë amerikane, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë me 128 vota për, 9 vota kundër dhe 35 abstenime më 21 dhjetor 2017, sipas të cilës Kombet e Bashkuara, nuk do ta njohin Kudsin si kryeqytet të regjimit Sionist.