Përgjigja e Hamasit ndaj planeve të regjimit sionist
Hamasi bëri thirrje për intensifikimin e Intifadës së popullit palestinez në përgjigje të miratimit të një plani nga Kneseti i regjimit sionist.
Hamasi reagoi ndaj ligjit për Kudsin në Knesetin e regjimit sionist dhe tha se ky veprim dëshmon vazhdimin e abuzimeve në qytetin Kuds, njofton agjencia e lajmeve Mehr. Hamas deklaroi: Zhvillimet e rrezikshme aktuale kërkojnë që Mahmud Abas, kryetar i AAP të shpallë fundin e marrëveshjes së Oslos dhe të ndërpres çdo bashkëpunim në fushën e sigurisë me okupatorët. Hamasi gjithashtu këmbëngul në nevojën për të intensifikuar intifadën dhe për të vazhduar mbështetjen rajonale dhe ndërkombëtare për kauzën palestineze dhe për t'u përballur me politikat ekstremiste të regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara. Kneseti i regjimit sionist ka miratuar një projekt-plan për të njohur Kudsin si kryeqytetin e këtij regjimi. Nga ana tjetër, Kneseti i regjimit sionist në takimin e sotëm (e martë), ka miratuar ndryshimin e ligjit që ka të bëjë me Kudsin, ku sipas këtyre ndryshimeve, çdo lloj i ndryshimit në kufijtë e Kudsit do të ndalohet përveçse me votat e 80 të 120 deputetëve të Knesetit. Prandaj, vetëm me marrëveshjen e dy të tretave të anëtarëve të Knesetit do të ekzistojë mundësia e ndryshimit të kufijve të qytetit Kuds.