Palestina duhet të dalë nga marrëveshja e Oslos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65889-palestina_duhet_të_dalë_nga_marrëveshja_e_oslos
Lëvizja islamike palestineze, Hamas, i ka bërë thirrje Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas të tërhiqet nga Marrëveshja e Oslos dhe t’i japë fund menjëherë të gjithë bashkëpunimit të sigurisë me regjimin e Tel Avivit në shenjë proteste ndaj votimit të parlamentit izraelit për të konsoliduar okupimin e Kudsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2018 15:32 Europe/Tirane
  • Palestina duhet të dalë nga marrëveshja e Oslos

Lëvizja islamike palestineze, Hamas, i ka bërë thirrje Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas të tërhiqet nga Marrëveshja e Oslos dhe t’i japë fund menjëherë të gjithë bashkëpunimit të sigurisë me regjimin e Tel Avivit në shenjë proteste ndaj votimit të parlamentit izraelit për të konsoliduar okupimin e Kudsit.

Zëdhënësi i Hamasit, Fauzi Barhum, në një deklaratë të publikuar të martën, i kërkoi Abasit krijimin e një kuadri për grupet politike palestineze në bazë të rezistencës kundër Izraelit për të rivendosur të drejtat e kombit palestinez dhe për të prishur ekuacionet e regjimit okupator izraelit. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të "përshkallëzuar kryengritjen në Kuds dhe për të mbledhur mbështetjen rajonale dhe ndërkombëtare për drejtësinë dhe aspiratat e palestinezëve përballë politikave radikale dhe raciste të SHBA dhe Izraelit". Barhum vazhdoi duke thënë se projektligji i i parlamentit izraelit mbi Kudsin e shenjtë "është në vazhdën e një sërë sulmesh mbi qytetin e shenjtë dhe në përputhje me dëbimin e popullatës palestineze dhe falsifikimit të historisë dhe realiteteve".