Përballja e ushtrisë siriane me sulmet e terroristëve në Harasta
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65923-përballja_e_ushtrisë_siriane_me_sulmet_e_terroristëve_në_harasta
Ushtria siriane dhe aleatët e saj në vazhdën e operacioneve në Harasta në Guten Lindore janë përballur me sulmet e grupeve të armatosura ndaj banorëve të rajonit Al Asad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2018 08:55 Europe/Tirane
  • Përballja e ushtrisë siriane me sulmet e terroristëve në Harasta

Ushtria siriane dhe aleatët e saj në vazhdën e operacioneve në Harasta në Guten Lindore janë përballur me sulmet e grupeve të armatosura ndaj banorëve të rajonit Al Asad.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Alam, në operacionet e ushtrisë siriane në Harasta, ushtria siriane ka vrarë njërin nga udhëheqësit e Frontit Al Nusra, Abu Mohammed së bashku me një numër të madh të bashkëpunëtorëve të tij. Mediat e afërta me terroristët njoftuan gjithashtu se persona të armatosur dhe familjet e tyre po përgatiten të largohen nga qyteza Babila në jug të provincës Rif Damask në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë siriane , për tu transferuar në rajone të tjera të Sirisë.  Sipas këtyre mediave, deri tani, dhjetëra persona të armatosur janë regjistruar në qytetin Babila për t'u zhvendosur në rajonet veriore të Sirisë. Me tërheqjen e terroristëve, këto rajone do të jenë nën kontrollin e qeverisë siriane. Presidenti sirian Bashar Asad nënshkroi një dekret mbi pajtimin kombëtar në vitin 2015. Sipas urdhrave të presidentit sirian, ata që mbajnë armë do të falen nëse i dorëzojnë ato.