Të paktën 471 persona në Jemen vuajnë nga difteria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66087-të_paktën_471_persona_në_jemen_vuajnë_nga_difteria
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 471 persona janë infektuar me difterinë në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2018 14:28 Europe/Tirane
  • Të paktën 471 persona në Jemen vuajnë nga difteria

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 471 persona janë infektuar me difterinë në Jemen.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, Tarik Jaserovic, zëdhënës i OBSH ka njoftuar se të paktën 471 persona në Jemen janë të infektuar me sëmundjen difteria. Që nga fillimi i shfaqjes së kësaj sëmundjeje në mes të muajit gusht 2017, në çdo 10 persona, 1 person ka humbur jetën nga kjo sëmundje. Ai më tej ka deklaruar se banorët e dy provincave Eb dhe Hadida janë të infektuar më së shumti me këtë sëmundje në krahasim me provincat tjera në Jemen. Zëdhënësi i OBSH ha se shkalla mesatare e vdekshmërisë kishte arritur në 10 përqind dhe 46 raste ishin regjistruar deri më 2 janar. Organizata ka dërguar antibiotikë dhe ilaçe anti-difterisë në zona të ndryshme të Jemenit ku është përhapur sëmundja. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka bashkëpunuar me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) për të vaksinuar fëmijët kundër difterisë.