Vazhdojnë operacionet për spastrimin e elementëve të ISIS në Irak
Burime informative irakiane raportuan mbylljen e linjave rrugore Kirkuk-Tikrit-Al-Havixhah për shkak të operacioneve anti-ISIS në këto zona.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ali Al Huseini, nënkryetar i qytetit Tuzkhormatu në provincën Salahudin (veri të Irakut), njoftoi mbylljen e përkohshme të rrugëve kryesore midis Kirkukut, Tikritit dhe Al-Havixhah si rezultat i operacioneve të spastrimit të elementëve të ISIS dhe ka shtuar: Operacioni po kryhet me pjesëmarrjen e forcave popullore Hashd Al Shabi dhe Forcave Ajrore të Irakut. Prokurori i përgjithshëm i Irakut Movafak Al Abidi ka njoftuar për fillimin e shqyrtimit të dosjeve të korrupsionit të disa ministrive irakiane. Sipas Al Abidi, një numër i madh i rasteve të korrupsionit dhe shpronësimit të pronës publike janë në axhendën e sistemit gjyqësor të vendit.