Vullneti i mirë i Bagdadit për të reduktuar tensionet me Erbilin
(last modified Fri, 05 Jan 2018 19:00:20 GMT )
Janar 05, 2018 20:00 Europe/Tirane
  • Vullneti i mirë i Bagdadit për të reduktuar tensionet me Erbilin

Qeveria irakiane njoftoi gatishmërinë e saj për të paguar pagat e të gjithë punëtorëve të  ministrive në rajonin e Kurdistanit.

Një delegacion nga partitë opozitare nga rajoni i Kurdistanit të Irakut u takua dje në Bagdad me kryeministrin irakian Heidar Ebadi. Ahmed Haxhi Rashid, kryetar i Fraksionit Shoqëria islame në parlamentin e Irakut i cili ishte pjesë e këtij delegacioni opozitar, pas këtij takimi ka thënë: Ebadi ka shprehur gatishmëri për të paguar pagat e të gjithë punëtorëve të ministrive të rajonit të Kurdistanit. Rajoni i Kurditsanit është rajoni i vetëm federal i Irakut.  Sipas kushtetutës irakiane, rajoni i Kurdistanit duhet të veprojë brenda kushtetutës së vendit, por rajoni kurd, veçanërisht që nga viti 2011, ka dëshmuar për largim nga qendra dhe ka lëvizur drejt rritjes së tensionit me Bagdadin. Tensionet mes Erbilit dhe Bagdadit, me insistimin e administratës lokale të Kurdistanit për të mbajtur një referendum për ndarjen nga Iraku në shtator 2017 dhe reagimi irakian ndaj kësaj lëvizje, sidomos rrethimi i tërë i rajonit të Kurdistanit, u ngrit në nivelin më të lartë. Përveç kësaj, rajoni i Kurdistanit ka qenë arenë e protesta popullore që nga dhjetori. Arsyeja kryesore për këto protesta është problemi i jetesës së popullit të Kurdistanit dhe pamundësia e administratës lokale për të paguar pagat e punonjësve të institucioneve administrative të këtij rajoni. Ndërkohë, intensiteti i protestave në rajonin e Kurdistanit është i tillë ku ka rritur edhe mundësinë e rrënimit të strukturës së pushtetit në këtë rajon. Në lidhje me këtë, Ismail Fili, profesor në Universitetin Mustansirija të Bagdadit, beson se "protestat popullore në rajonin e Kurdistanit të Irakut, për dallim nga e kaluara që synonin partitë në pushtet në zemërimin e tyre, kësaj radhe i drejtohen të gjitha partive kurde. Njerëzit ankohen për performancën e papërshtatshme të partive politike kurde". Në një situatë të tillë, një delegacion i partive opozitare duke përfshirë lëvizjen Shoqëria Islamike, Lëvizjen për Ndryshim dhe Koalicionin për Drejtësi dhe Demokraci, në Bagdad, i bëri thirrje qeverisë irakiane për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve ekonomike të rajonit të Kurdistanit. Qeveria e Irakut ka treguar vullnetin e saj të mirë për të lehtësuar problemet e rajonit të Kurdistanit. Qeveria e Irakut, e cila kishte paguar tashmë pagat e punëtorëve të ministrive e arsimit dhe të shëndetësisë në rajonin e Kurdistanit, gjithashtu njoftoi gatishmërinë e saj për të paguar pagat e punonjësve të ministrive të këtij rajoni. Megjithatë, ka disa çështje të rëndësishme për qeverinë irakiane për të paguar pagat e punëtorëve kurdë. Së pari, qeveria irakiane është skeptike për listën e punonjësve të dërguar në Bagdad nga rajoni i Kurdistanit dhe beson se emrat e deklaruar tejkalojnë numrin e të punësuarve në këtë rajon. Së dyti, qeveria e Bagdadit vazhdon të mos i besojë Erbilit. Delegacioni që udhëtoi dje në Bagdad nuk kishte përfaqësues zyrtar të Zyrës Rajonale të Kurdistanit, por ishte një grup i partive opozitare që kritikuan qeverinë lokale të Kurdistanit. Me fjalë të tjera, qeveria irakiane nuk është ende e sigurt nëse Erbili do të përfitojë nga ndihma ekonomike dhe nëse rajoni i Kurdistanit të Irakut do të anulojë rezultatin e referendumit. Duket se tani është administrata lokale e Kurdistanit ajo e cila duhet të dëshmojë vullnetin e saj të mirë për të ruajtur unitetin kombëtar të Irakut dhe për të zvogëluar tensionet me Bagdadin, ku në fund të fundit do të përfitonte vetë Erbili.