Lëvizja Ansarullah e Jemenit lëshon një raketë në drejtim të Nexhranit
Burimet informative nga Arabia Saudite njoftuan se regjimi Saudit pas lëshimit të një rakete të lëvizjes Ansarullah në rajonin Nexharan, është shprehur tepër i shqetësuar dhe i frikësuar nga fuqia raketore e lëvizjes Ansarullah.
Ky regjim ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm të këshillit të sigurisë dhe çështjeve politike ku ka analizuar zhvillimet e sigurisë së brendshme, ato të rajonit dhe zhvillimet ndërkombëtare. Në këtë takim Muhamed bin Selman ka dhënë disa këshilla për këto çështje. Ditët e fundit lëvizja Ansarullah e Jemenit disa herë ka sulmuar bazat e ushtarëve dhe mercenarëve sauditë në zonat kufitare me Arabinë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.