OKB: Situata në Jemen i ngjan apokalipsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66197-okb_situata_në_jemen_i_ngjan_apokalipsit
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Jemeni mund të bëhet katastrofa më e keqe humanitare në botë në gjysmëshekullin e fundi, ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta po përballet me epidemi vdekjeprurëse të kolerës dhe të difterisë mes një lufte shkatërrimtare të imponuar nga Arabia Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • OKB: Situata në Jemen i ngjan apokalipsit

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Jemeni mund të bëhet katastrofa më e keqe humanitare në botë në gjysmëshekullin e fundi, ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta po përballet me epidemi vdekjeprurëse të kolerës dhe të difterisë mes një lufte shkatërrimtare të imponuar nga Arabia Saudite.

"Situata në Jemen sot, për popullatën e vendit duket si apokalipsi", tha për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, Mark Lowcock, nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente. Lowcock tha se "epidemia e kolerës në Jemen është ndoshta më e keqja që bota ka parë ndonjëherë, me një milion raste deri në fund të vitit 2017." Zyrtari i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësime mbi "një epidemi të re të tmerrshme të difterisë”, e cila ka vrarë një numër të madh njerëzish dhe ka prekur deri në 500 të tjerë gjatë javëve të fundit. Ai tha se epidemia "do të përhapet si një zjarr në të gjithë vendin". "Nëse situata nuk ndryshon, do të kemi fatkeqësinë më të keqe humanitare në botë për 50 vitet e fundit" shtoi ky funksionar i lartë i OKB.