OKB monitoron procesin e bisedimeve të paqes në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66199-okb_monitoron_procesin_e_bisedimeve_të_paqes_në_jemen
Main Sharim i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për Jemenin, ka marrë përsipër monitorimin e bisedimeve të paqes mes palëve të futura në konflikt në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2018 05:56 Europe/Tirane
  • OKB monitoron procesin e bisedimeve të paqes në Jemen

Main Sharim i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për Jemenin, ka marrë përsipër monitorimin e bisedimeve të paqes mes palëve të futura në konflikt në Jemen.

Ai tashmë ka arritur në Sana kryeqytetin e Jemenit dhe do të monitorojë procesin e bisedimeve të paqes të drejtuar nga Ismail Ould Sheik Ahmed i dërguari special i OKB për Jemenin i cili do të zhvillojë bisedime me lëvizjen Ansarullah. Këto bisedime kryen në kohën kur zëdhënësi i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen dënoi neglizhencën e OKB në dënimin e Arabisë Saudite  për vrasjen e fëmijëve jemenas. Siç njofton agjencia e lajmeve Tasnim, Muhamed Abdulsalam, zëdhënës i  lëvizjes Ansarullah, shkroi në faqen e tij në Facebook se Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për mbulimin e krimeve të përgjakshme të koalicionit saudit kundër popullit jemenas, ku krimi më i fundit ishin vrasja brutale në dy provincat Saade dhe Haxhe, ku 9 gra dhe fëmijë jemenas u martirizuan. Ai shtoi: "Ne theksojmë qëndrimet tona të pandryshueshme në mbrojtjen e popullit jemenas përballë krimeve të mercenarëve të Amerikës  dhe Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për pasojat e neglizhimit të agresionit kundër Jemenit për të përfituar nga paratë e Arabisë Saudite dhe për  dorëzimin përballë ndikimit amerikan".