OKB monitoron procesin e bisedimeve të paqes në Jemen
Main Sharim i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për Jemenin, ka marrë përsipër monitorimin e bisedimeve të paqes mes palëve të futura në konflikt në Jemen.
Ai tashmë ka arritur në Sana kryeqytetin e Jemenit dhe do të monitorojë procesin e bisedimeve të paqes të drejtuar nga Ismail Ould Sheik Ahmed i dërguari special i OKB për Jemenin i cili do të zhvillojë bisedime me lëvizjen Ansarullah. Këto bisedime kryen në kohën kur zëdhënësi i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen dënoi neglizhencën e OKB në dënimin e Arabisë Saudite për vrasjen e fëmijëve jemenas. Siç njofton agjencia e lajmeve Tasnim, Muhamed Abdulsalam, zëdhënës i lëvizjes Ansarullah, shkroi në faqen e tij në Facebook se Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për mbulimin e krimeve të përgjakshme të koalicionit saudit kundër popullit jemenas, ku krimi më i fundit ishin vrasja brutale në dy provincat Saade dhe Haxhe, ku 9 gra dhe fëmijë jemenas u martirizuan. Ai shtoi: "Ne theksojmë qëndrimet tona të pandryshueshme në mbrojtjen e popullit jemenas përballë krimeve të mercenarëve të Amerikës dhe Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për pasojat e neglizhimit të agresionit kundër Jemenit për të përfituar nga paratë e Arabisë Saudite dhe për dorëzimin përballë ndikimit amerikan".