Agresorët sauditë sulmojnë një treg në veri të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66283-agresorët_sauditë_sulmojnë_një_treg_në_veri_të_jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudita në vazhdim të sulmeve të tyre në rajone të ndryshme të Jemenit, kanë bombarduar edhe një treg në provincën Sa'de në veri të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 07, 2018 10:50 Europe/Tirane
  • Agresorët sauditë sulmojnë një treg në veri të Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudita në vazhdim të sulmeve të tyre në rajone të ndryshme të Jemenit, kanë bombarduar edhe një treg në provincën Sa'de në veri të Jemenit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se në këse sulm janë plagosur disa civilë jemenas në mesin e tyre edhe disa fëmijë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe dje kanë kryer sulme në provincën Sa'de të Jemenit ku si pasojë janë vrarë disa civilë jemenas. Ndërkohë, forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj agresionit të egër të Arabisë Saudite, kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë saudite në rajonin Xhizan dhe Asir në jug të Arabisë Saudite dhe u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme forcave ushtarake të Arabisë Saudite.