Netanjahu: UNRWA duhet të shkatërrohet
Janar 07, 2018 13:00 Europe/Tirane
Kryeministri i regjimit sionist pretendoi se agjencia UNRWA duhet të shkatërrohet.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, deklaroi se agjencia UNRWA me qëllim të shkatërrimit të Izraelit, ka ringjallur të drejtën e kthimit të të shpërngulurve palestinezë, prandaj si rezultat kjo agjenci duhet të shkatërrohet. Netanjahu gjithashtu ka thënë: "Unë pajtohem me të gjitha kritikat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj agjencisë UNRWA". Vlen të theksohet se disa ditë më parë Amerika ka njoftuar për pezullimin e ndihmës financiare 125 milionë dollarë për agjencisë UNRWA.
Tags