Forcat jemenase rrëzojnë avionin saudit
Forcat e mbrojtjes ajrore të Jemenit kanë interceptuar dhe rrëzuar një avion luftarak Tornado që i përkiste aleancës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite, që është përfshirë në fushatën e bombardimeve ajrore kundër Jemenit.
Rrjeti televiziv al-Masirah bëri të ditur se një burim ushtarak jemenas, duke folur në kushte anonimiteti, tha se avioni luftarak ishte rrëzuar të dielën në mbrëmje pasi po fluturonte mbi rajonin Kitaf në provincën malore veriperëndimore të vendit, Sa'ade. Burimi shtoi se avioni u godit me një raketë tokë-ajër të lëshuar nga forcat jemenase. Gjatë ditës së sotme, forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët aleatë nga Komitetet Popullore kanë shkatërruar një makinë të blinduar të Emirateve në veri të fshatit bregdetar Jakhtul në provincën jugperëndimore të Jemenit, Taiz.