Regjimi sionist pohon vrasjen masive të palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66373-regjimi_sionist_pohon_vrasjen_masive_të_palestinezëve
Policia e regjimit sionist ka deklaruar se 201 palestinezët të cilët që nga tetori i vitit 2015 kanë marrë pjesë në operacionet kundër sionistëve, janë vrarë në publik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2018 10:58 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist pohon vrasjen masive të palestinezëve

Policia e regjimit sionist ka deklaruar se 201 palestinezët të cilët që nga tetori i vitit 2015 kanë marrë pjesë në operacionet kundër sionistëve, janë vrarë në publik.

Me shtimin e krimeve të regjimit sionist në Kodsin e shenjtë dhe në Xhaminë Al Aksa, palestinezët që nga 1 tetori i vitit 2015 kanë filluar Intifadën e Kodsit. Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe të hënën në mëngjes duke cituar policinë e regjimit sionist, ka raportuar se autorët e operacioneve martirizuese të palestinezëve janë vrarë me hapjen e zjarrit nga forcat e ushtrisë ose të policisë së Izraelit dhe pa gjykim. Parlamenti izraelit më 3 janar ka miratuar ligjin për ekzekutimin me vrasje të palestinezëve të cilët marrin pjesë në operacionet martirizuese.