Humbje të rënda të terroristëve në Idlib
Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga luftëtarë të aleatëve nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë kryer sot operacione të reja kundër terroristëve të huaj në provincën veriperëndimore të Idlibit, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme terroristëve dhe duke çliruar më shumë rajone.
I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi të hënën se trupat siriane dhe aleatët e tyre, pas përleshjeve të ashpra me anëtarët e aleancës terroriste të Hajat Tahrir al-Sham kishin rikthyer kontrollin e plotë të 14 fshatrave, duke përfshirë Abul Eleixh, Abu Tahiha, Ajaz, el-Farxhah, Bashkun, el-Daudia, Xheb ElKasab, Mardagana Burtukala dhe Rubaa al-Hava, në rajonin Maarrat al-Numan të provincës Idlib. Grupi i monitorimit me bazë në Britani tha se forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre, të udhëhequr nga Gjeneral Brigade Suheil al-Hasan, kanë arritur të çlirojnë 78 fshatra dhe qytete në provincën Idlib që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar. Observatori më tej vuri në dukje se ushtarët sirianë dhe aleatët e tyre janë tani vetëm 11 kilometra nga baza kryesore Abu al-Zuhur, rimarrja e të cilës do t'i mundësonte ushtrisë siriane të rimarrë epërsinë në kryerjen e sulmeve ajrore kundër pozicioneve të terroristëve në Idlib.