Jemenasit paralajmërojnë mbi pasojat e mbylljes së rrugëve detare
Kryetari i këshillit të lartë politik të Jemenit në një bisedë me të dërguarin special të OKB për çështjet e Jemenit ka thënë se nëse operacionet ushtarake të agresorëve të kryesuar nga Arabia saudite vazhdojnë, lëvizja e anijeve tregtare në rrugët ndërkombëtare në detin e Kuq do të bllokohet.
Saleh Semad në një bisedë me Main Sharim, tha se agresorët me anijet e tyre pengojnë futjen e ndihmave për jemenasit dhe sulmojnë qytetet e Jemenit dhe nëse presionet dhe rrethimi i Jemenit, do të parandalohet kalimi i anijeve nga deti i kuq. Ai shpresoi se OKB në të ardhmen do të luajë një rol më efikas ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës në Jemen. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe me armët e vendeve perëndimore që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.