Disfata e ushtrisë së regjimit sionist përball vajzës adoleshente palestineze
Rezistenca e Ahed Tamimi, vajza adoleshente palestineze dhe grushtet e mbledhur të saj përball ushtarakëve të regjimit sionist, është një disfatë e plotë për Izraelin.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Avery Sawyer, diplomat dhe politikan sionist, pretendoi se Izraeli është një prej fuqive ushtarake të botës e cila ka forcë të madha parandaluese, mirëpo kjo fuqi ushtarake nuk ka mjaftuar për përballjen e ushtrisë së Izraelit me vajzën 16 vjeçare palestineze. Forcat okupatore të regjimit sionist më 19 dhjetor të vitit 2017 hyrën me forcë në shtëpinë e familjes Basim Tamimi dhe arrestuan vajzën e tij Ahed dhe pastaj edhe nënën e saj dhe një të afërm të kësaj familje. Shkaku i arrestimit të Ahed Tamimi ishte përpjekje e saj për t'i dëbuar forcat ushtarake të regjimit sionist nga oborri i shtëpisë së kësaj familje dhe në këtë përpjekje ajo goditi me shuplakë një ushtarë izraelit. Diplomati izraelit ka thënë se nga pikëpamja e palestinezëve dhe gjithashtu e 90% të opinionit publik të botës, Ahed Tamimi është një heroinë e cila është ngritur kundër okupatorëve. Avery Sawyer shtoi: "Nëse dikush mendon se të rinjtë palestinezë të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan një ditë do të bëhen miq të Izraelit, ky është një mendim i marrë". Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar Ahed Tamimi dhe kanë ngritur aktakuzë kundër saj në kohën kur ajo nuk ka patur në dorë kurrfarë arme, mirëpo ajo është arrestuar dhe burgosur për sulm kundër ushtarakëve sionist.