Vriten 12 civilë jemenas në Taiz
(last modified Tue, 09 Jan 2018 14:39:38 GMT )
Janar 09, 2018 15:39 Europe/Tirane
  • Vriten 12 civilë jemenas në Taiz

Gjatë sulmeve të ditës së martë të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit, janë vrarë të paktën 12 civilë jemenas dhe janë plagosur disa të tjerë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë sulmuar edhe provincën Hudejda në perëndim të Jemenit ku kanë vrarë pesë punëtorë jemenas. Ndërkoh Ra'd Al-Husejn, komisari i lartë i Këshillit për të Drejta të Njeriut në OKB, e ka përshkruar katastrofale situatën e popullit të Jemenit si pasojë e agresionit ushtarak dhe bllokadës kundër këtij vendi. Ai ka thënë se që nga koha e themelimit të OKB e deri më tani, nuk është parë ndonjëherë një tragjedi e tillë siç po ndodhë në Jemen. Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e KS të OKB që të ushtrojnë presion mbi Arabinë Saudite që ta heqë bllokadën kundër Jemenit, mirëpo akoma nuk është arritur kurrfarë rezultati në këtë drejtim.

Tags