Forcat izraelite martirizojnë dy adoleshentë palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66625-forcat_izraelite_martirizojnë_dy_adoleshentë_palestinezë
Forcat pushtuese izraelite kanë martirizuar të enjten dy djem adoleshentë palestinezë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në Bregun Perëndimor të okupuar gjatë manifestimeve në shenjë proteste ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Forcat izraelite martirizojnë dy adoleshentë palestinezë

Forcat pushtuese izraelite kanë martirizuar të enjten dy djem adoleshentë palestinezë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në Bregun Perëndimor të okupuar gjatë manifestimeve në shenjë proteste ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, Ashraf al-Kidra, tha në një deklaratë të enjten në mbrëmje se 16-vjeçari Amir Abdelhamid Abu Musaed vdiq si pasojë e plagëve të rënda pasi u godit me armë zjarri në gjoks nga forcat sioniste në rajonin al-Bureixh në Rripin e Gazës. Po sot, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish palestinezë në fshatin Burin, 7 kilometra në jugperëndim të Nablusit në Bregun Perëndimor, duke martirizuar 17-vjeçarin palestinez  Ali Omar Nimr Kino.