Siria hedh poshtë kritikat e Francës për ofensivën në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66629-siria_hedh_poshtë_kritikat_e_francës_për_ofensivën_në_idlib
Siria ka mbrojtur ofensivën e saj ushtarake kundër militantëve në provincën veriperëndimore të Idlibit, duke dënuar 'injorancën e madhe të Francës' për atë që po ndodh në rajonin që kontrollohet nga militantët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Siria hedh poshtë kritikat e Francës për ofensivën në Idlib

Siria ka mbrojtur ofensivën e saj ushtarake kundër militantëve në provincën veriperëndimore të Idlibit, duke dënuar 'injorancën e madhe të Francës' për atë që po ndodh në rajonin që kontrollohet nga militantët.

Ministria e Jashtme franceze tha të mërkurën se ishte "shumë e shqetësuar" nga një ofensivë qeveritare siriane në Idlib dhe kërkoi që angazhimet e arritura në një marrëveshje ndërkombëtare në kryeqytetin kazak, Astana, të respektohen nga palët në luftim. Mediat shtetërore të Sirisë, bënë të ditur se Ministria e Jashtme e Sirisë, të enjten kritikoi Ministrinë e Jashtme franceze duke theksuar se Franca po tregon një "injorancë të madhe rreth asaj që po ndodhte në provincën Idlib", duke thënë se ofensiva e forcave siriane ishte duke synuar grupet terroriste që nuk ishin palë në marrëveshjen për të reduktuar luftimet në rajon. Kjo ministri tha se ushtria siriane po luftonte për çlirimin e Idlibit nga grupi terrorist Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra ", dhe organizatat e tjera terroriste që i përkasin asaj." Deklarata gjithashtu mohoi se ushtria kishte shënjestruar civilët ose spitalet, siç pretendohet nga Franca.