Vriten 70 terroristë në provincën Idlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66683-vriten_70_terroristë_në_provincën_idlib_të_sirisë
Në operacionet e ushtrisë së Sirisë në qytetin Atshan në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, janë vrarë të paktën 70 terroristë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2018 13:25 Europe/Tirane
  • Vriten 70 terroristë në provincën Idlib të Sirisë

Në operacionet e ushtrisë së Sirisë në qytetin Atshan në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, janë vrarë të paktën 70 terroristë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë në bashkëpunim me forcat e Rezistencës, janë përleshur me terroristët e grupit “Ahrare Sham” në Idlib dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë me dhjetëra terrorist në mesin e tyre edhe Abu Sejf Kafar Avid dhe Ibrahim Al-Alian Abu Rabi’e, dy prej krerëve kryesor të këtij grupi terrorist. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se qendra mbikëqyrëse e armëpushimit në Siri gjithashtu ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se grupet e armatosura siriane kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në Ghuten Lindore dhe në rrethinën e Damaskut duke hedhur predha dhe kanë shkelur marrëveshjen për reduktimin e tensioneve në këtë rajon. Kjo është në kohën kur rajoni Ghuta Lindore është një prej rajoneve të përfshira në marrëveshjen e arritur mes grupeve të armatosura siriane dhe qeverisë së këtij vendi për krijimin e zonave me reduktim të tensioneve, mirëpo grupet terroriste të armatosura nganjëherë me shkeljen e kësaj marrëveshje, po sulmojnë me predha rajone të ndryshme në këtë pjesë të Sirisë.