Një gjeneral egjiptian kandidat në zgjedhjet presidenciale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66715-një_gjeneral_egjiptian_kandidat_në_zgjedhjet_presidenciale
Partia “Masr Al Arube” pas mbledhjes së mbajtur nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie, ka caktuar Sama Anan, ish shefin e shtabit të ushtrisë egjiptiane si kandidat në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2018 15:53 Europe/Tirane
  • Një gjeneral egjiptian kandidat në zgjedhjet presidenciale

Partia “Masr Al Arube” pas mbledhjes së mbajtur nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie, ka caktuar Sama Anan, ish shefin e shtabit të ushtrisë egjiptiane si kandidat në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit.

Sami Bloh, sekretar i përgjithshëm i partisë “Masr Al Arube”, ka njoftuar se Sama Anan, me vendim të kryesisë së kësaj partie, është caktuar si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Egjipt. Partia “Masr Al Arube”u themelua nga Anan në vitin 2015. Lashin Ibrahim, kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor të Egjiptit, përmes një konference për media të mbajtur në Kajro, ka thënë se egjiptianët me banim jashtë shteti do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet presidenciale më 16,17 dhe 18 Mars. Ai ka shtuar se zgjedhjet presidenciale në Egjipt do të mbahet nga data 26-28 Mars 2018 dhe nëse do të votohet edhe në raundin e dytë, atëherë raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19-21 Prill 2018 brenda vendit dhe me 24-26 Prill jashtë vendit.