OÇP kërkon njohjen zyrtare të Palestinës nga të gjitha vendet
Organizata për çlirimin e Palestinës OÇP ka kërkuar nga të gjitha vendet që të njohin zyrtarisht Palestinën.
Kjo organizatë me anë të një deklarate kërkoi organizimin e një takimit ndërkombëtar nën monitorimin e OÇP ku në të vendet që deri tani nuk e kanë njohur zyrtarisht Palestinën, ta bëjnë këtë veprim. OÇP ka refuzuar njohjen zyrtare të regjimit të Izraelit dhe ka deklaruar se organizata nuk pranon politikat e diktuara nga Donald Trump. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.