Sionistët kërcënojnë kreun e Hamasit në rripin e Gazës
Gazeta Rai Today citon ministrin e strehimit të regjimit sionist të ketë kërcënuar me vdekje z. Jahja Senavar, kreun e rezistencës palestineze Hamas në rripin e Gazës.
Ministri i strehimit të regjimit sionist ka thënë: Senavar po luan në kohën shtesë dhe nëse guxon të sulmojë ai do të eliminohet nga lufta. Gjeneral Zakhira Juaf Galant, 59 vjeçar prej disa vitesh ka shërbyer në ushtrinë e regjimi sionist dhe kanë qenë përgjegjës për sulmet në rripin e gazës. Ky ministër i regjimit sionist, gjatë kohës kur ishte në ushtri ka kryer shumë krime kundër njerëzimit dhe në shumë gjykata evropiane ndaj tij janë ngritur padi ku është kërkuar arrestimi dhe ndëshkimi i tij. Gazeta izraelite Times gjithashtu shkruan se ky ministër i regjimit sionist gjithashtu ka kërkuar vrasjen e presidentit Bashar Asad të Sirisë dhe ka thënë: Në botë nuk ka asnjë vend për Asadin. Duke pasur parasysh akuzat e ngritura kundër shtetit sirian, Asadi duhet eliminuar.