Forcat saudite vrasin një të ri shi’it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67043-forcat_saudite_vrasin_një_të_ri_shi’it
Forcat e sigurimit të regjimit Al Saud kanë vrarë një të ri shi’it gjatë një sulmi kundër qytetit Avamijah në Arabinë Saudite, në Provincën Lindore të populluar nga myslimanët shi’itë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2018 16:29 Europe/Tirane
  • Forcat saudite vrasin një të ri shi’it

Forcat e sigurimit të regjimit Al Saud kanë vrarë një të ri shi’it gjatë një sulmi kundër qytetit Avamijah në Arabinë Saudite, në Provincën Lindore të populluar nga myslimanët shi’itë.

Abdullah bin Mirza al-Kalaf u qëllua për vdekje të hënën nga forcat saudite, të njohura si "skuadrat e vdekjes". Që nga viti 2011, Provinca Lindore ka qenë skenë e demonstratave kundër regjimit, ku protestuesit kërkojnë lirinë e fjalës, lirimin e të burgosurve politikë dhe dhënien fund të diskriminimit ekonomik dhe fetar të ushtruar nga autoritetet saudite. Forcat e regjimit saudit kanë imponuar një goditje vdekjeprurëse në Avamijah, qytetin e lindjes së Sheikh Nimr Baker al-Nimr, klerik i shquar shi’t, i cili u ekzekutua barbarisht nga regjimi saudit në maj të vitit 2016. Ekzekutimi i Nimr nga regjimi Al Saud shkaktoi një dënim të fortë ndërkombëtar dhe nxiti protesta masive në të gjithë Lindjen e Mesme.