Nabih Berri: Vendet islamike të bojkotojnë mallrat sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67071-nabih_berri_vendet_islamike_të_bojkotojnë_mallrat_sioniste
Kryetari i parlamentit libanez u bëri thirrje vendeve islamike të bojkotojnë mallrat sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2018 09:46 Europe/Tirane
  • Nabih Berri: Vendet islamike të bojkotojnë mallrat sioniste

Kryetari i parlamentit libanez u bëri thirrje vendeve islamike të bojkotojnë mallrat sioniste.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, kryetari i parlamentit të Libanit gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencën e 13-të të parlamenteve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Teheran, ka vlerësuar rolin e Iranit në luftën kundër terrorizmit. Duke ju referuar sulmeve të regjimit sionist në Liban, ai tha se dhjetëra qytetarë libanezë u martirizuan në luftën kundër këtij regjimi. Duke folur në lidhje me konferencën për mbështetje të palestinezëve në vitin 2007, kryetari i Parlamentit libanez, tha se në atë konferencë pati një debat rreth ndryshimit të kryeqytetit në territoret e pushtuara dhe u morën qëndrime të forta që Kudsi duhet të jetë përgjithmonë kryeqyteti i Palestinës. Nabih Berri deklaroi se regjimi pushtues i Kudsit gjithmonë ka bërë përpjekje përmes okupimit dhe kërcënimeve të reja për të dominuar ndaj popullit palestinez. "Për t'iu përgjigjur kërcënimeve izraelite, të gjitha vendet islamike duhet të tërheqin ambasadat e tyre nga Uashingtoni. Nabih Berri tha se pezullimi i marrëveshjes së Oslos ishte një mënyrë tjetër e vendeve islamike kundër krimeve të regjimit sionist, duke shtuar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me regjimin izraelit duhet të ndërpriten dhe se të gjitha ambasadat e këtij regjimi duhet të mbyllen në vendet islamike.