Jusuf Al-Kardavi dënohet në mungesë me burg të përjetshëm
(last modified Fri, 19 Jan 2018 12:22:32 GMT )
Janar 19, 2018 13:22 Europe/Tirane
  • Jusuf Al-Kardavi dënohet në mungesë me burg të përjetshëm

Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka dënuar në mungesë me burg të përjetshëm Jusuf Al Kardavin, myftiun e njohur të Vëllazërisë Myslimane.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjykata ushtarake e Egjiptit. Jusuf Al-Kardavin e ka dënuar me burg të përjetshëm për shkak të implikimit të tij në vrasjen e një oficeri të ushtrisë së Egjiptit ndërsa 8 persona të tjerë i ka dënuar me ekzekutim me vrasje. Jusuf Al-Kardavi me origjinë egjiptiane i cili aktualisht po qëndron në Doha, kryeqytetin e Katarit, është shpallur faktor për inkurajimin e autorëve të vrasjes së oficerit Vael Tahun në vitin 2015 në Egjipt. Gjykata ushtarake e Egjiptit në lidhje me këtë krim ka dënuar edhe 8 persona të tjerë me ekzekutim me vrasje. Këto dënime në dhjetorin e vitit të kaluar ishin dërguar pranë myftiut fetar të Egjiptit për të marrë konfirmimin sipas Sheriatit Islam.

Tags