Raketa e gjashtë balistike jemenase godet sauditët
Njësitë raketore të forcave të ushtrisë jemenase dhe të lëvizjes Ansarullah që nga fillimi këtij vitit e deri më tani, kanë gjuajtur më shumë se gjashtë raketa balistike në drejtim të pozicioneve të ushtarëve sauditë.
Njësitë raketore të ushtrisë jemenase dhe të lëvizjes Ansarullah kanë lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtra veprimi në garnizonin ushtarak “Ghove” në Naxhran, në jug të Arabisë Saudite. Kanali televiziv Al Arabia, duke cituar burime ushtarake të Arabisë Saudite, ka pretenduar se kjo raketë ishte shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes raketore të Arabisë saudite para se të godiste objektivin në Naxhran. Që nga fillimi i këtij viti, njësitë raketore të forcave jemenase dhe të lëvizjes Ansarullah kanë qëlluar më shumë se gjashtë herë me raketa balistike pozicionet e ushtrisë saudite. Forcat jemenase më 5 janar 2018 kanë hedhur dy raketa balistike dhe në 16 janar 2018 një raketë balistike “Kaher M 2” dhe në datën 18 janar 2018 një raketë balistike “Me rreze të shkurtra” në drejtim të bazave ushtarake të Arabisë Saudite.