Forcat siriane marrin kontrollin e bazës ajrore në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67293-forcat_siriane_marrin_kontrollin_e_bazës_ajrore_në_idlib
Trupat qeveritare siriane kanë rimarrë kontrollin e plotë të bazës ushtarake strategjike Abu Al Duhur në provincën veriperëndimore siriane Idlib.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2018 16:27 Europe/Tirane
  • Forcat siriane marrin kontrollin e bazës ajrore në Idlib

Trupat qeveritare siriane kanë rimarrë kontrollin e plotë të bazës ushtarake strategjike Abu Al Duhur në provincën veriperëndimore siriane Idlib.

Sipas agjencise se lajmeve SANA, forcat siriane gjithashtu arritën të çlirojnë disa fshatra në Idlib dhe në provincën veriore Alepo. Me mbështetjen edhe të forcave ajrore, ushtarët sirianë të shtunën kanë marrë nën kontroll të plotë bazën ushtarake ajrore Abu Al Duhur, e cila për dy vite kontrollohej nga pjesëtarë të grupeve terroriste. Ndërkaq, dje persona të armatosur kanë sulmuar me predha një çerdhe në qytetin Alepo të Sirisë ku si pasojë janë plagosur 4 edukatore të kësaj çerdhe. Edhe më parë pjesëtarët e grupit të ashtuquajtur “Ushtria Çlirimtare e Sirisë” kanë hedhur disa predha në rajonet rreth qytetit Alepo në veri të Sirisë. Shkelja e armëpushimit nga ana e grupeve të armatosura kryesisht është bërë në rajonet Homs, Alepo dhe Latakia.