Neutralizohen sulmet e ISIS në rajone të ndryshme të Irakut
Ministria e Brendshme e Irakut ka deklaruar se të paktën 25 sulme të grupit terrorist ISIS janë neutralizuar në Bagdad dhe në provincat jugore të Irakut.
Gazeta irakiane "Al-Sabah" njoftoi se Abu Ali Al-Basri, drejtori i përgjithshëm i sektorit të inteligjencës dhe luftës kundër terrorizmit në Ministrin e Brendshme të Irakut, deklaroi se operacionet kundër terroristëve të ISIS në dy ditët e kaluara janë kryer në koordinim dhe me mbështetjen e avionëve rusë dhe rreth 20 terroristë të mbetur në provincat jugore të Irakut janë sulmuar dhe vrarë nga forcat irakiane të sigurisë. Sipas Abu Ali Al-Basri, terroristët e ISIS në rajonet afër kufirit mes Sirisë dhe Irakut, kanë qenë të pozicionuar në disa baza të cilat janë shkatërruar. Forcat irakiane të sigurisë gjithashtu kanë arritur të neutralizojnë edhe disa sulme të terroristëve të ISIS të cilët synonin të kryejnë sulme kamikaze me lëndë shpërthyese në provincën Dejale në lindje të Irakut. Gjatë këtij operacion janë arrestuar disa terroristë.