Avionët sionistë shkelin territorin e Libanit
Burimet e sigurisë së Libanit kanë bërë të ditur se avionët spiunazh të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit njoftoi se ushtria e Libanit ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se dy avionë spiunazhi të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë patrulluar mbi qiellin e Libanit. Sipas kësaj deklarate, dy dronë spiunazhi të tjerë të regjimit sionist kanë hyrë në hapësirën ajrore të Libanit nga rajoni Ulema Sha'b dhe kanë patrulluar mbi qiellin e rajoneve jugore të Libanit, mbi qiellin e Bejrutit dhe të rrethinës së tij. Pavarësisht se kanë kaluar disa vite që nga miratimi i rezolutës 1701 të KS të OKB në fund të agresionit 33 ditor të regjimit sionist kundër Libanit në vitin 2006, sionistët akoma vazhdojnë të shkelin hapësirën ajrore, tokësore dhe detare të Libanit.